Vëllai i Rexhep Selimit flet për plagosjen (video)

20 janar 2018 | 19:32

Vëllai i Rexhep Selimi, deputetit të Kuvendit të Kosovës, Islam Selimi, ka rrëfyer incidentin e mbrëmshëm ku ai mbeti i lënduar.

Selimi për “Kallxo.com” ka sqaruar se lëndimi i tij është një gërvishtje sipërfaqësore në krahun e majtë. “Është vetëm një gërvishtje kam qëndruar për rreth një orë në spital dhe jam liruar për në shtëpi” , ka thënë Selimi.

Duke sqaruar rrethanat në të cilat ndodhi ngjarja, ai ka thënë se dorasin e njeh qe 20 vjet. “Kam shku tek shtëpia e tij për të diskutuar rreth një borxhi dhe ka eskalu incidenti”, ka rrëfyer Selimi.

Duke mos sqaruar borxhin, ai ka treguar se në shtëpinë e dorasit ka shkuar i vetëm dhe pa ndonjë përcjellës tjetër.

Ai është i bindur se qëllimi i dorasit nuk ka qenë që t’i shkaktojë lëndime të mëdha, madje vë në pikëpyetje nëse shkrepja e armës ishte aksidentale. “Më kanë thënë se ai ka qenë nënë ndikimin e alkoolit dhe besoj që edhe shkrepja ka ardhur si pasojë e kësaj “, ka thënë Selimi.

Ai ka shtuar se çështja tashmë është e tejkaluar dhe pret që të ulet dhe të bisedojë me dorasin për sqarimin e rastit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njëri nga zëvendësministrat e shumtë në Qeverinë e udhëhequr nga…