Vëllaznimi në zemrën e Canës

22 shkurt 2018 | 11:36

Lorik Cana ka treguar gjithmonë që ruan lidhje të forta me vendin e tij. Përveç patriotizmit ndaj vendit të tij, ai është një mbështetës i madh edhe i ekipit të qytetit të tij, Vëllaznimit të Gjakovës.

Babai i tij, Agim Cana, është bërë president i këtij ekipi, i cili ka qenë në vështirësi ekonomike vitet e fundit, por pritet që Agim Cana të bëjë të pamundurën për ta ndryshuar situatën në ekipin e tij të zemrës. Edhe Loriku ka shprehur mbështetje ndaj Vëllaznimit.

Ai ka pozuar në një foto me një fanellë të Vëllaznimit që mban mbiemrin e tij nga mbrapa dhe numrin 5, të cilin Cana e ka mbajtur te Kombëtarja. Së fundmi, sponsor i Vëllaznimit është bërë “Macron”, firma e njohur e cila prodhon edhe fanellat e Kombëtares.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Irani ka kërcënuar se do të tërhiqet nga marrëveshja bërthamore…