Veprimtari Idriz Rrecaj dekorohet me medalje presidenciale

21 qershor 2018 | 11:58

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar sot me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë veprimtarin e shquar Idriz Rrecaj.

Me këtë rast Thaçi ka treguar se në vitet e nëntëdhjeta Rrecaj ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm si aktivist politik në Skenderaj dhe më gjerë.

“Me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë, pas vdekjes, e dekorova veprimtarin e shquar Idriz Rrecaj. Në vitet e nëntëdhjeta, Idriz Rrecaj dha kontribut të jashtëzakonshëm si aktivist politik në Skenderaj dhe më gjerë. Ai kishte vizion, maturi dhe guxim për t’u ballafaquar me problemet e kohës. Si veprimtar politik, Idriz Rrecaj ishte unifikues dhe simbol i shpresës dhe besimit në lirinë e Kosovës”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.Image may contain: 7 people, people sitting, table and indoor

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka…