Verdikti i gjykatës për Shefqet Krasniqin merret të premten

20 mars 2018 | 19:03

Të premten e kësaj jave, më 23 mars, do të merret vendimi për ish-imamin e Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi.

Ai akuzohet për tri vepra penale; shtytje për kryerjen e veprave terroriste, nxitje e urrejtjes dhe shmangie nga tatimi.

Prokurori i rastit, Elez Blakaj ka kërkuar nga trupi gjykues dënimin e Shefqet Krasniqit, ndërsa avokati mbrojtës Sevdali Zejnullahu ka thënë se Prokuroria nuk ka ofruar argumente dhe se aktakuza është ngritur me hamendësime dhe nxjerrje të fjalëve nga konteksti.

Gjatë seancës së fjalës përfundimtare, Shefqet Krasniqi ka deklaruar edhe njëherë se nuk pendohet asnjëherë për veprimet e tij dhe se beson se është i pastër si loti.

Shefqet Krasniqi ishte arrestuar në shtatorin e vitit 2014 nga Policia e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, në seancën e jashtëzakonshme…