Veseli: Demarkacioni duhet të kalojë deri të mërkurën

22 shkurt 2018 | 14:18

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se pret dhe është i bindur se  deri të mërkurën deputetët do të votojnë për ratifikimin e marrëveshjes për demarkimin e kufirit me Malin e Zi.

“Jemi në rrugë shumë të mirë që të jemi unik për ratifikimin e marrëveshjes për demarkimin e kufirit me Malin e Zi. Duam që deri të mërkurën çështja e ratifikimit të kësaj marrëveshje të kryhet”, ka deklaruar Veseli.

Pas shtyrjes së seancës, në mungesë të votave për të përmbyllur këtë proces, ai ka deklaruar që spektri politik është pranë unifikimit për këtë çështje, duke premtuar lëvizje pa viza për qytetarët deri në fund të këtij viti.

“E vërteta është se qytetarët e Kosovës duhet dhe do të lëvizin lirshëm pa viza brenda këtij viti. Jemi në rrugë shumë të mirë që të jemi unik për ratifikimin e marrëveshjes për demarkimin e kufirit me Malin e Zi. Duam që deri të mërkurën çështja e ratifikimit të kësaj marrëveshje të kryhet. Thërras çdo deputet të Kuvendit të Kosovës, që e do vendin e vet, që ta votojë këtë marrëveshje, për t’i hapur perspektivë vendit. E gjithë përpjekja ime lidhet me arritjen e një koordinimi nacional. Lista Serbe është pjesë e institucioneve tona dhe duhet qe edhe qytetarët serbë të lëvizin pa viza”, është shprehur Veseli.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll U-19 ka barazuar 0-0 në…