Veseli: Fyerja ndaj ambasadorit amerikan, nuk do të duhej të ndodhte asnjëherë në Kosovë

18 Janar 20:33

Kryetari i Kuvedit të Kosovës, Kadri Veseli ka theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), janë më shumë se vetëm partner ndërkombëtar i vendit tonë.

Ai në profilin e vet në “Facebook” ka shkruar se fyerja që i është bërë sot ambasadorit të SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie, nuk do të duhej të ndodhte asnjëherë në Kosovë.

“Është gabim të mendosh rolin e SHBA-së ndaras nga roli i ambasadorit. Deklarata e dhënë sot nga një bashkëluftëtar i yni dhe përfaqësues i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së është një fyerje që nuk duhej të ndodhte asnjëherë në Kosovë nga njerëz që i kanë dhënë shumë asaj, si Nasimi me familje. Besoj dhe jam i bindur në reflektim nga Nasimi të kësaj çfarë ka ndodhur, ndaj ambasadorit të ShBA-së, një personaliteti të urtë, dinjitoz dhe shumë dashamirës ndaj vendit tonë”, ka shkruar Veseli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Autoritetet amerikane në faqen në internet ua kanë tërhequr vërejtjen…