Veseli: Ikja e parakohshme e Musliut lë boshllëk të madh

18 janar 2018 | 18:17

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se ikja e parakohshme e veprimtarit Jonuz Musliu jo vetëm se pikëllon familjarët, miqtë e bashkëpunëtorët e tij, por edhe lë boshllëk të madh në sferën politike në Luginën e Preshevës.

Ai ka theksuar se Musliu ka qenë ndër veprimtarët më të hershëm dhe më kontribuues në përpjekjet e popullit tonë për liri e barazi, duke ia dedikuar tërë jetën kauzës kombëtare.

“Me keqardhje të madhe mora lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të një prej miqve dhe bashkëluftëtarëve të mi të UÇK-së, Jonuz Musliut. Jonuzi ka qenë një ndër veprimtarët më të hershëm dhe më kontribuues në përpjekjet e popullit tonë për liri e barazi, dhe gjithë jetën ai ia ka dedikuar kauzës kombëtare. Ikja e tij e parakohshme jo vetëm se pikëllon familjarët, miqtë e bashkëpunëtorët e tij, por edhe lë boshllëk të madh në sferën politike të bashkëkombësve tanë në Luginën e Preshevës”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pavarësisht se janë shpallur familje e dëshmorit të kombit edhe…