Veseli inicion seancë të jashtëzakonshme për cilësinë e ajrit në Prishtinë

29 janar 2018 | 11:00

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka bërë me dije se ka iniciuar mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme për cilësinë e ajrit në Prishtinë.

“I shqetësuar tej mase me cilësinë e ajrit në Prishtinë, kam iniciuar mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, që të kërkojmë nga të gjitha institucionet ndërmarrjen e masave të menjëhershme konkrete për përmirësimin e kësaj gjendjeje. Po ashtu, është e nevojshme që të kemi një plan nacional të mirëfilltë dhe afatgjatë, me të cilin do të evitohej kjo situatë që po na përsëritet”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Bartësit e zhvillimit ekonomik nuk janë vetëm. Qeveria do t’i…