Veseli: Integrimi në BE prioritet i shteteve shqiptare

25 maj 2018 | 20:17

Kryetari i Kuvendi të Kosovës, Kadri Veseli i cili po merr pjesë në “Lutjet e Mëngjesit” të cilat sivjet po mbahen në kryeqytetin shqiptar, sot ka takuar kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçin.

Ai  pas këtij takimi ka thënë se Tirana dhe Prishtina janë prijës të paqes dhe stabilitetit në rajon.

Veseli edhe njëherë theksoi se prioritet mbetet integrimi i dy shteteve shqiptare drejt Bashkimit Evropian, derisa ripërësriti se Kosova në fund të vitit do të gëzojë liberalizimin e vizave. “Kemi prioritet integrimin në Bashkimin Evropian, po presim që në fund të këtij viti të kemi liberalizimin e vizave për qytetarët tanë, në të njëjtën kohë Shqipëria të merr edhe statusin e merituar të kandidatit në drejtim të rrugëtimit drejt Bashkimit Evropian. Jemi vende të cilat njëri është në NATO, tjetri vend, vendi ynë Kosova aspiron të jetë anëtare e NATO-s. Ne jemi për partneritet, ne jemi për paqe dhe do të punojmë edhe më intesivisht bashkarisht që kjo frymë të bartet edhe në vendet e Ballkanit Perëndimor në mënyrë që të kemi solidaritet mes vete, dhe në të njëjtën kohë do të kemi përkrahje të përbashkët që të ecim përpara. Janë çështje që mund të arrihen vetëm përmes fqinjësisë së mirë, vetëm përmes dialogut dhe këtë do të vazhdojmë ta bëjmë edhe në të njëjtën kohë ta fuqizojmë”, ka thënë Veseli.

Veseli duke i’u bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që nga dhjetori i këtij viti me marrjen e liberalizimit të vizave mos të ikin nga Kosova, theksoi se kemi nevojë për fuqizim ekonomik dhe për përmirësim të jetës.
Kurse, kryetari i Parlamentit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi u shpreh se gjatë këtij takimi kanë diskutuar për konsolidimin të marrëdhënieve të tyre ndërparalamentare.

Nikoqiri i këtij takimi shtoi të dy kryeparlamentarëve shqiptar shprehën vullnetin për të mbështetur nismat qeveritare të dala nga mbledhja e fundit e dy qeverive. “Njëherësh shprehëm vullnetin e të dy parlamenteve si të Shqipërisë ashtu edhe të Kosovës për të mbështetur nismat qeveritare të vendosura në mbledhjen e fundit e dy qeverive të vendeve tona, me qëllim të parlamentet të jenë intelekutor për t’i mbështetur këto vendime për t’u konkretizuar ato marrëveshje të cilat i shërbejnë forcimit, konsolidimit të marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe për të rritur standardin e jetesës të qytetarëve tanë në të dy anët e kufirit”, u shpreh Ruçi.

Gjatë kësaj vizite në Tiranë, kryeparlamentari Kadri Veseli ka zhvilluar takim edhe me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta me të cilin diskutuan gjerësisht për marrëdhëniet midis dy shteteve, tashmë të konsoliduara në çdo fushë, me përkushtimin e përbashkët për t’i thelluar më tej.

Aktiviteti “Lutjet e Mëngjesit” është organizuar nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, në të po marrin pjesë kryetarë të parlamenteve nga vendet e rajonit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Meteorologjik i Kosovës, ka njoftuar për parashikimin e motit…