Veseli: Kosova do të vazhdojë reformat ekonomike

14 shkurt 2018 | 17:53

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur të mërkurën në takim zëvendësdrejtorin Menaxhues të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Tao Zhang.

Veseli ka falënderuar FMN-në për mbështetjen që i ka dhënë dhe po i jep Kosovës.

Më tutje, Veseli ka folur për nevojën e fuqizimit të mëtutjeshëm të sektorit privat, i cili kontribuon shumë në progresin ekonomik të vendit tonë dhe mirëqenien e qytetarëve tonë.

Në këtë drejtim, ai ka theksuar se reformat ekonomike së bashku me qeverisjen e mirë dhe sundimin e ligjit do të jenë prioritete të përhershme.

Po ashtu në këtë takim është vlerësuar lart gjendja stabile financiare në Kosovë, si dhe është theksuar fakti se Kosova ka shënuar përparim të konsiderueshëm në menaxhimin e financave publike. Në të njëjtën kohë është konfirmuar fakti tjetër se Kosova është vendi me normën e rritjes më të madhe ekonomike në rajon.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i përgjithshëm për fqinjësi dhe negociata për zgjerim i…