Veseli, Kurtit: Po promovoni një politikë të pafytyrë

16 mars 2018 | 17:19

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se do të bëjnë çmos për të shkuar deri tek e vërteta për rastin e vdekjes së Astrit Deharit.

Veseli ka thënë se drejtuesit e Lëvizjes Vetëvendosje janë duke përdorur politikë të poshtër për të ardhur me çdo kusht në pushtet.

Sipas Veselit, politika e ka çuar në vdekje Astrit Deharin.

Ai e ka akuzuar lideri e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, se është duke promovuar politikë të poshtër, e cila nuk i duhet Kosovës.

“Unë pajtohem me Albinin për një çështje: Politika gjithsesi e ka çuar në vdekje një djalë i cili ka lindur në Zvicër, një djalë që prindërit i ka veprimtarë të lëvizjes.  Pra, është e vërtet se politika e ka çuar në vdekje Astritin. Politika e pafytyrë. Kjo politikë veç pushtetin e do. Një politikë që më së paku i duhet Kosovës. Një politikë që je duke e promovuar ti Albin Kurti”, ka deklaruar Veseli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtatë ushtarë amerikanë kanë humbur jetën, pas rrëzimit, një ditë…