>

Veseli: Marrëveshja Maqedoni-Greqi, lajm i shumëpritur për paqen

13 qershor 11:10

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, e ka quajtur lajm të jashtëzakonshëm arritjen e marrëveshjes në mes të Greqisë dhe Maqedonisë për emrin e shtetit maqedon.

Sipas tij, kjo marrëveshje ka të bëjë edhe me stabilitetin e rajonit.

“Marrëveshja e arritur për çështjen e emrit është një lajm i jashtëzakonshëm dhe i shumëpritur për paqen dhe stabilitetin e gjithë rajonit. Ajo shërben si model inkurajues për të gjithë popujt fqinj, që t’i zgjidhin problemet e së kaluarës nëpërmjet dialogut dhe mirëkuptimit. Unë jam veçanërisht i gëzuar që falë saj Republikës së Maqedonisë Veriore po i zhbllokohet rruga drejt anëtarësimit në NATO dhe BE. Përgëzoj gjithashtu bashkëkombësit tanë në këtë shtet për këtë arritje si dhe i falënderoj ata për qëndrimin konstruktiv dhe pro-integrimit që kanë mbajtur vazhdimisht”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Që nga prilli i këtij viti, kompania e derivateve “Petrol…