Veseli optimist se liberalizimi i vizave do të ndodhë në fund të vitit

16 korrik 2018 | 13:11

Komisioni Evropian pritet që më 18 korrik të dalë me rekomandim për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Lidhur me këtë çështje, kryeparlamentari Kadri Veseli është shprehur optimist se rekomandimi do të jetë pozitiv.

Ai në një prononcim për “Telegrafin”, ka thënë se Kosova i ka plotësuar kriteret dhe me të drejtë priten lajme të mira.

“Qytetarët e Kosovës dhe institucionet e saj presin rekomandim pozitiv, për vetë faktin e progresit që është shënuar, dhe kushtet teknike që ishin për Kosovën janë plotësuar. Kemi sinjale që rekomandimi do të jetë pozitiv, sinjale pozitive nga miqtë dhe partnerët, të cilët i kam takuar edhe gjatë këtij rrugëtimi për liberalizimin”, ka thënë ai.

Veseli ka pohuar se pas rekomandimit, kur në radhë janë hapat tjerë nga institucionet brenda Bashkimit Evropian, do të vazhdojë edhe më tutje lobimi në shtetet evropiane, në mënyrë që qytetarët kosovarë më në fund të lëvizin lirshëm në Zonën Schengen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se gjatë kthimit nga Shqipëria është…