Veseli: Përherë do t’i jemi mirënjohës drejtorit të USAID-it

12 korrik 2018 | 13:53

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka lavdëruar punën e James Hope si drejtor i USAID-it në vendin tonë.

Gjatë takimit me Hope, Veseli ka thënë se ai ka ndihmuar Kuvendin e Kosovës për rritjen e transparencës.

“James Hope ka shërbyer për disa vjet si drejtor i USAID-it në Kosovë dhe ka ndihmuar aq shumë vendin tonë. Me mbështetjen e madhe të tij, Kuvendi i Kosovës sot është një nga institucionet më transparente dhe llogaridhënëse. Do t’i jemi përherë mirënjohës për përkrahjen e jashtëzakonshme edhe në sundim të ligjit, edukim, zhvillim ekonomik dhe bujqësi. Ai tashmë po e përfundon detyrën e tij në Kosovë dhe sot pata një takim të veçantë me të, për ta falënderuar dhe për t’i uruar suksese në misionet e tij të radhës”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se asnjëherë nuk…