Veseli: Serbia t’i kthejë sa më shpejt në Kosovë trupat e të zhdukurve

23 prill 2018 | 16:39

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka bërë homazhe te përmendorja dedikuar personave të zhdukur, me rastin e fillimit të “Javës për Personat e Pagjetur”.

Me këtë rast, Veseli ka kërkuar nga Serbia që sa më shpejt t’i kthejë në Kosovë trupat e personave të zhdukur, sepse ky veprim, sipas tij, do të ishte lehtësim edhe për popullin serb.

Sipas Veselit, kjo situatë është e rëndë edhe për institucionet e Kosovës pasi që nuk mund të japin informacione rreth këtyre trupave pasi Serbia i mban të bllokuara këto informacione.

“Kërkojmë edhe njëherë në këtë përvjetor që sa më shpejt për hir të humanizmit, por edhe të drejtës që të dimë për fatin e njerëzve të cilët i kemi të pagjetur dhe të ndalet kjo plagë për këta familjarë të cilët mjaft kanë vuajtur deri më tani”, ka thënë Veseli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në vazhdën e nënshkrimit të memorandumeve në mbështetje të sportistëve,…