Veseli: Sllovenia në vazhdimësi ka qenë përkrah Kosovës

13 Shkurt 10:45

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka falënderuar shtetin dhe popullin slloven për përkrahjen e vazhdueshme për Kosovën.

Gjatë hapjes së seancës solemne për nder të vizitës së presidentit të Sllovenisë në Kosovë, Borut Pahor, Veseli tha se Sllovenia në vazhdimësi ka qenë përkrah Kosovës.

“Vizita e presidentit Pahor në Kosovë është dëshmi e partneritetit dhe miqësisë që kemi ndërtuar në mes dy shteteve tona. Sllovenia në vazhdimësi ka qenë përkrah Kosovës në të gjitha proceset e saj historike. Duke pasur këtë mbështetje sot Kosova ndihet më e sigurtë dhe më e fuqishme në rrugën e saj euroatlantike”, ka thënë ai.

Ai theksoi se adresimi i presidentit slloven Borut Pahor në Kuvendin e Kosovës shpreh më se miri frymën e partneritetit dhe bashkëpunimit mes dy vendeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Seanca e Kuvendit të Kosovës e cila ishte paraparë të…