Veseli takon zyrtarin e lartë amerikan Peter Marocco

26 maj 2018 | 12:52

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është takuar në Tiranë me ndihmës sekretarin Amerikan të Shtetit për çështje të stabilitetit dhe sigurisë, Peter Marocco, i cili po qëndron në Shqipëri si pjesëmarrës në mëngjesin e lutjeve.

Kryeparlamentari Veseli ka diskutuar me zyrtarin e lartë Amerikan, Peter Marocco, për zhvillimet politike në Kosovë dhe për bashkëpunimin Kosovë-SHBA.

Kreu i Kuvendit të Kosovës e ka informuar zyrtarin e lartë Amerikan për të arriturat e shtetit të Kosovës, me theks të veçantë për procesin e integrimeve euro atlantike të vendit.

Veseli tha se Kosova po luan një rol të rëndësishëm për paqe, stabilitet dhe fqinjësi të mirë ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ndihmës sekretari Amerikan i Shtetit për çështje të stabilitetit dhe sigurisë, Peter Marocco, nga ana e tij ka thënë se mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën do të vazhdojë dhe do të thellohet në të gjitha fushat.

Gjatë pjesëmarrjen në mëngjesin e lutjeve që këtë vit u organizua në Tiranë, kryeparlamentari Kadri Veseli ka pasur takime edhe me krerë të shteteve të ndryshme pjesëmarrëse në këtë aktivitet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate dega në Gjakovë, Fazli Hoxha, ka…