Veseli uron Demaçin për ditëlindje: Faleminderit që ke bërë gjithçka për Kosovën

26 shkurt 2018 | 14:34

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ia ka uruar ditëlindjen e 82-të veprimtarit Adem Demaçi.

Në profilin e vet në “Facebook”, lideri i PDK-së ka falënderuar Demaçin për gjithçka që ka bërë për vendin gjatë gjithë jetës tënde. “Urime ditëlindjen e 82-të, Baca Adem. Të falënderojmë për gjithçka që ke bërë për vendin gjatë gjithë jetës tënde. Paç një ditë të këndshme sot”, ka shkruar Veseli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e 82-vjetorit të lindjes së veprimtarit të çështjes…