Vetëvendosje: Kosova të mos favorizojë bizneset serbe

19 prill 2018 | 12:40

Lëvizja Vetëvendosje ka realizuar një aksion simbolik lidhur me pjesëmarrjen e 70 kompanive serbe në Panairin ndërkombëtar “Prishtina 2018”.

Arbër Rexhaj, deputet i Vetëvendosjes, ka thënë se nuk do duhej që Kosova t’i jepte kaq shumë favorizime shtetit të Serbisë, pasi sipas tij kosovarët nuk e kanë të njëjtin lluks të bëjnë prezantime tilla.

Aktivistët pjesëmarrës të këtij aksioni kanë hapur një baner jashtë rrethojave ku po mbahet aktiviteti meqë një numër i madh i policisë kanë qenë në afërsi të ndërtesës të cilët nuk e kanë lejuar hyrjen e tyre brenda.

Përmes banerit bëhet thirrje që të ndalohet rritja e hegjemonisë ekonomike të Serbisë në Kosovë.

Jo normalizim të hegjemonisë ekonomike të Serbisë në Kosovë – Bojkotoje Serbinë!

Gepostet von Lëvizja VETËVENDOSJE! am Donnerstag, 19. April 2018

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeverisë së Kosovës i është shtuar edhe një zëvendësministër. Bekim…