Vettel: Ferrari synon titullin

22 mars 2018 | 11:45

Vetëm pak ditë nga fillimi i sezonit 2018 në Formula 1, Sebastian Vetteli shprehet se ka besim te makina Ferrari dhe se këtë vit do të arrijë ta bëjë realitet ëndrrën për ta fituar titullin kampion me “kokëkuqen”.

“Mendoj se makina jonë ka bazat për të qenë e suksesshme këtë sezon. Kemi punuar edhe për zhvillimin e motorit, për ta zbuluar mundësinë e përmirësimit të mëtejshëm. Ndaj kam shumë besim te skuadra, pasi i di aftësitë e inxhinierëve dhe se kanë punuar fort për të triumfuar këtë sezon”, ka thënë Vetteli, duke shtuar: “Rivalët tanë do të jenë Mercedesi dhe Red Bulli, që edhe në testet dimërore treguan se janë të shpejtë. Ata përdorën vetëm një tip gomash gjatë testeve, por kjo gjë nuk mund të ndodhë gjatë garës”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Demi Lovato ka folur për vetëvrasjen dhe mendimet vetëvrasëse në…