Vetteli: Ja kush është çelësi i fitimit të titullit

14 korrik 2018 | 08:59

Pasi ka shijuar fitoren në pistën e Silverstones, piloti gjerman Sebastian Vettel ka nisur përgatitjet për garën që do të zhvillohet në Gjermani, në shtëpinë e tij, me shpresën të mos zhgënjejë para fansave.

Për këtë arsye, ferraristi u ka kërkuar një makinë të shpejtë inxhinierëve. “Fituam në Angli, por duhet të zhvillojmë më tej makinën tonë, deri në garën e fundit. Mendoj se makina jonë është shumë e mirë dhe është në gjendje të rivalizojë në çdo lloj piste”, ka thënë Vetteli.

“Zhvillimi i mëtejshëm i makinës është sekreti, detyra kryesore gjatë muajve të verës, ‘thembra e Akilit’. Nëse duhet të luftosh do të thotë që duhet të përmirësohesh, pasi gjithçka mund të ndodhë deri në garën e fundit. Unë besoj te skuadra dhe e di që këtë vit nuk do t’i përsëritim gabimet e sezonit të kaluar”, u shpreh Sebastian Vetteli që kryeson renditjen e përgjithshme të Botërorit të Formulës 1 me 8 pikë avantazh.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eder Citadin Martins është zyrtarisht lojtar i Jiangsu Suningut. Sulmuesi…