Vetteli: Magjia është në detaje

23 shkurt 2018 | 11:52

Ferrari ka hequr vetëm mbulesën dhe interesi i të gjithëve është se si do të lëvizë në pistë kokëkuqja. Me shumë interes në fakt pilotimin e saj e pret edhe Sebastian Vettel, që u shpreh shumë i emocionuar në prezantim.

“Duket shumë e bukur dhe tani dëshirojmë të shkojmë në pistë ta provojmë: këtu janë shumë pak persona, por janë shumë të tjerë që kanë ndihmuar për ta realizuar këtë mrekulli dhe mezi presin që dëgjojnë nga ne pilotët se si do të jetë në pistë. Magjia në fakt vjen nga brenda: në çdo detaj, që është realizuar si një copëz puzle. Është një makinë që shënon vërtet një hap përpara”, u shpreh Vetteli.

Dhe si çdo fillim sezoni, gjermani që kërkon ta rikthejë titullin te Ferrari shpreh shumë optimizëm: “Kemi gjithnjë pritshmëri pozitive dhe kemi bërë një punë shumë të madhe gjatë dimrit. Është e vështirë të bësh vlerësime në këtë moment, por shpresoj shumë se pritshmëritë tona të konfirmohen në javët në vazhdim. Nuk kam asnjë mesazh për rivalët, duke qenë se ballafaqimi na pret në pistë”.

Shumë optimizëm ka shprehur edhe piloti tjetër i Ferrarit, kampioni i fundit i botës me kokëkuqe, Kimi Raikkonen: “Është gjithnjë nder të jesh këtu. Ka shumë emocion dhe shumë punë të bërë. Pritshmëritë janë të tjera edhe me sistemin ‘halo’, edhe pse nuk ka ndryshim. Them se do të mësohemi”, ka deklaruar piloti finlandez.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Alasdair Roberts Strategjia e madhe është një koncept i njohur…