Vetteli: Mund të kishim një rezultat më të mirë në Francë

26 qershor 2018 | 15:49

Piloti i Ferrarit, Sebastin Vettel, është shprehur i zhgënjyer me paraqitjen në Francë, pasi është i bindur se ka mundur të ketë rezultat më të mirë.

“Ishte një gabim nga ana ime, ndaj mendoj se penaliteti nga ana e komisarëve të garës ishte i drejtë. Për fat, ata pesë sekonda penalitet nuk ndikuan shumë në renditjen përfundimtare. Më vjen keq, pasi prisha garën time dhe atë të Bottas. Mund të kishim arritur një rezultat të mirë në Francë”, ka thënë Sebastian Vetteli. Më tej, piloti gjerman i “kokëkuqes” ka shtuar se: “Nuk e di nëse do të kisha pasur mundësinë për ta fituar garën po të mos kishte ndodhur aksidenti, por di që kishim një makinë të mirë dhe mund ta kapnim podiumin. Nisja e garës ishte e mirë, por nuk pata më shumë hapësirë. U përpoqa ta evitoja kontaktin me Bottasin, por nuk arrita. Tani mendoj për garën e radhës”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë me…