Vetura në detin e Vlorës

12 shkurt 2018 | 12:55

Një veturë me targa italiane është gjetur në Vlorë e zhytur brenda në det, në plazhin e vjetër. Ajo ka targat BG 643 GX, raporton “kohajone.com”

Policia dhe forcat speciale kanë zbarkuar në bregdet dhe kanë nisur hetimet.

Dyshohet se makina ka shërbyer për të tërhequr një gomone ose skaf, por më pas ka ngecur në rërë. Vet dukja e saj, jep me kuptuar se kjo veture ka pasur këtë qëllim.

Po ashtu, po hetohet edhe mundësia se ngjarja mund të jetë aksidentale.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Lojërat Olimpike Dimërore u dhanë të tjera medalje. Në…