Vipat që humbëm gjatë vitit 2017

03 janar 13:46

Hollywood-i ka humbur shumë yje në vitin 2017, duke përfshirë Chris Cornell, Erin Moran dhe Greg Allman dhe shumë yje të tjerë që me krijimtarinë e tyre në vitin 2018 do t’u mungojnë adhuruesve të tyre.

John Heard

John Heard ishte një aktor anglez, karriera e të cilit u shtri në më shumë se gjashtë dekada. Ai ka luajtur 206 role në karrierën e vet dhe është nominuar dy herë për çmimin Oskar. John Heard vuante nga kanceri në pankreas. Ai ndërroi jetë më 29 janar në moshën 77-vjeçare.

Chester Bennington

Artisti 41-vjeçar i muzikës rok u gjet pa jetë në shtëpinë e tij më 21 korrik në afërsi të Los Angelesit. Zyrtarët e policisë njoftuan se Bennington vari veten në dhomën e vet derisa ishte vetëm në shtëpi, ndërsa më vonë u gjet nga pastruesja e shtëpisë. Miqtë e tij thanë se nuk do ta mendonin kurrë një vetëvrasje nga ylli i shumë hiteve.

Nelsan Ellis

Aktori Nelsan Ellis më 8 korrik ka ndërruar jetë në moshën 39-vjeçare. Aktori ishte më i njohur për punën e vet si Lafayette Reynolds në serialin True Blood. “Nelsan ka vdekur pas disa komplikimeve në zemër”, pati thënë menaxheri i aktorit, Emily Gerson Saines. “Ai ishte një talent i madh dhe fjalët dhe prania e tij do të mungojnë gjithmonë”, ka thënë Saines.

Robert Hardy

Më 3 gusht është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare Robert Hardy, ylli i “Harry Potter” dhe ylli i serialit televiziv “All Creatures Great and Small”. Hardy nisi karrierën në vitin 1959. Ai ka luajtur personazhe të figurave të rëndësishme politike si Franklin D. Roosevelt dhe Winston Churchill, madje ai ka fituar dhe një BAFTA për performancën në rolin e liderit britanik Churchill. Brezi i sotëm do ta mbajë mend si “Cornelius Fudge”, ministër i magjisë në filmat “Harry Potter”.

Sam Shepard

Aktori i nominuar për çmimin Oskar, regjisor dhe skenarist, Sam Shepard, ka ndërruar jetë më 31 korrik në moshën 73-vjeçare. Ai ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij në Kentucky rrethuar nga fëmijët dhe motrat e tij, pas një beteje të gjatë me sklerozën. Shepard mori çmimin Pulitzer për drama më 1979 për rolin e tij në Buried Child dhe është autor i 44 roleve si dhe disa librave dhe tregimeve të shkurtra, memorieve dhe eseve.

Stevie Ryan

Ylli i video-ve të ‘Youtube’-s, Stevie Ryan, ka vdekur në moshën 33-vjeçare, më 3 korrik. Ajo kishte bërë vetëvrasje, duke u varur në shtëpinë e saj. Cicërima e saj e fundit në rrjetin social “Twitter” ka qenë dedikimi i saj për gjyshin më 30 qershor. Ryan ishte pjesëmarrëse në 270 role në filma erotikë.

Chris Cornell

Ka qenë një nga zërat më të rëndësishëm të 30 vjetëve të fundit. Këngëtari i rokut ka ndërruar jetë në moshën 52-vjeçare më 18 maj. Si një këngëtar me nam në mbarë botën, Chris Cornell la prapa vetes familjen dhe shumë hite të tij muzikore. Cornell, i cili kishte një nga zërat më të fuqishëm, njihet edhe për këngën epike të filmit të 2006-s të James Bondit, “Casino Royale”.

Erin Moran

Erin Moran, aktorja e njohur amerikane, u nda nga jeta në moshën 56-vjeçare më 22 prill dhe u gjet nga autoritetet në shtëpinë e vet në ShBA. Nuk është ende e qartë se si ka vdekur 56-vjeçarja. Erin kishte kaluar kohë të vështira në vitin 2012 kur mbeti pa shtëpi, pasi e nxorën nga shtëpia e saj. Miq të saj thanë se ajo ishte duke shkruar një autobiografi, por që nuk ka dalë ende publikisht.

Greg Allman

Këngëtari legjendar i rokut jugor, Gregg Allman, ka ndërruar jetë në moshë 69-vjeçare, më 27 maj. Bashkëthemeluesi i “Allman Brothers” ka vdekur vetëm dy muaj pasi i anuloi të gjitha koncertet që ishin caktuar të mbaheshin gjatë vitit 2017. Ai kishte ndërruar jetë i qetë në shtëpinë e vet në Savannah të Georgias. Allman ishte baba i pesë fëmijëve. Ai kishte qenë i martuar pesë herë. Në mesin e grave të tij ishte edhe këngëtarja Cher.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Burgjet janë vendet që askush nuk do t’i preferonte për…