“VizEat”, aplikacioni që ju mundëson të hani nga “shtëpitë” e të tjerëve

01 dhjetor 2017 | 00:30

“VizEat” është një aplikacion i njohur global, i cili ndihmon të huajt që të zgjedhin një vend të përshtatshëm ku mund të konsumojnë një vakt.

Kjo nuk ka të bëjë me restorante, por me shtëpitë e vendasve, të cilat ofrojnë gatime tradicionale për të huajt. Kjo platformë është krijuar në korrik të 2014 dhe deri tani është përhapur në të paktën 110 vende të ndryshme të botës, duke fuqizuar biznesin brenda shtëpisë.

80,000 anëtarë e përdorin çdo ditë dhe vëmendja ndaj këtij aplikacioni po shtohet. Pak kohë më parë u deklaruan 3.8 milionë të ardhura vetëm nga vendet kryesore ku ky aplikacion funksionon. Mjafton që ju të regjistroheni, të vendosni koordinatat e vendndodhjes, numrin e personave që jeni dhe çfarë preferoni të konsumoni.

Sigurisht mos harroni edhe vlerën e parave që doni të harxhoni, pasi kjo nuk është pa pagesë. Kjo është një zgjidhje gjeniale për ata që duan ushqim të shëndetshëm dhe të gatuar nga vendasit, brenda shtëpive të tyre, ku do të njihen më mirë me kulturën dhe traditën dhe ku sigurisht është edhe më lirë sesa të shkosh në restorant. Këtë mund ta bëni edhe ju kur të vizitoni vendet e huaja.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas një studimi të bërë nga profesionistët amerikanë dhe britanikë,…