Vizita e kryeministrit malazez i kontribuon zgjidhjes së demarkacionit

12 Shkurt 22:46

Analisti politik, Shkëlzen Maliqi ka vlerësuar se ardhja e kryeministrit të Malit të Zi, Dushko Markoviq, për vizitë në Kosovë, mund t’i kontribuojë zgjidhjes së çështjes së demarkacionit.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se këto ditë edhe në koalicionin qeverisës ka pasur përpjekje që të tejkalohet ngërçi sa i përket çështjes së demarkacionit.

Maliqi ka thënë se ka pasur kontakte edhe me Podgoricën që të gjendet një solucion që Qeverinë dhe Haradinajn e nxjerrin “faqebardhë”.

Ai ka uruar që vizita e kryeministrit malazez të jetë shenjë e kultivimit të marrëdhënieve më të mira fqinjësore.

Sipas Maliqit, nëse Kosova këmbëngul rreth “humbjes së territorit” nuk do t’i prishë marrëdhëniet vetëm me Malin e Zi, por edhe me një pjesë të madhe të bashkësisë ndërkombëtare.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e së martës të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Në Podujevë Agim Veliu nuk e pati problem të fitojë…