Vjen komenti i parë nga gjykatësi i Hagës për gjeneralin që piu helmin në seancë (Video)

20 dhjetor 2017 | 21:37

Kryetari i Gjykatës Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi, Carmel Agius, ka folur për rastin e gjeneralit të dënuar kroat të Bosnjës, Sllobodan Praljak, i cili piu një dozë helmi në gjykatore, para se të vdiste në spital.

Agius, i cili është dukur thellësisht i tronditur pasi Praljak piu helmin, ka thënë në një intervistë për N1 se mendon se veprimi i tij ishte “akt i dëshpërimit”.

Ai ka thënë se pasojat e këtij akti ishin më së shumë së vetëm vdekja e Praljakut.

“Nga 7 miliardë njerëzit që jetojmë në këtë planet, unë mendoj se 6.5 miliardë nuk e kanë ditur që ekziston Sllobodan Praljak, e as që ka qenë i dënuar për krime lufte”, është shprehur Agius.

“Tani, nga 7 miliardë njerëz, 6.5 miliardë kanë parë gjithçka në televizor, kanë lexuar në gazeta, dhe e dinë kush ishte Praljak në të vërtetë, dhe e dinë se ai e ka vrarë veten pasi gjykata e ka verifikuar se ai ishte kriminel i luftës”, ka thënë kryetari i Gjykatës së Hagës.

“Këta 6.5 miliardë njerëz nuk kanë ditur asgjë për ngjarjet në të cilat janë përfshirë kroatët e Bosnjës, si ushtarë apo si politikanë, ndërsa tani dinë”, ka theksuar ai.

“Veprimi i Praljakut ishte kundërproduktiv, por nuk dua të komentoj më shumë, meqë ishte një ngjarje e pafat. Askush s’e ka pritur dhe, natyrisht, edhe unë u trondita sikurse të gjithë të tjerët”, ka thënë Agius.

I pyetur se si ka mundur ai ta fusë helmin në gjykatë, Agius ka thënë se rasti “po hetohet, dhe kur hetimi të përfundojë, mund të dimë diçka më shumë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Investimet e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përmes…