Vlera historike dhe filozofike-kombëtare e luftës së UÇK-së 1991-1999 nuk guxon të nëpërkëmbet

11 maj 2018 | 11:22

Prof. dr. Hakif Bajrami

Nga shkolla kombëtare e Prekazit për progres kombëtar deri në liri (1)

  1. UÇK-ja paralajmëroi epokën e neoluftës, por jo të sotmen faktike që shqetëson

Lufta e Ushtrisë Çlirimtare në Kosovë gjatë viteve 1991-1999, gjithnjë e më tepër në shumë vende në një “qetësi” marramendëse politike, po merr përmasa të gjëra në lëmin e hulumtimit në shkencat e historisë, filozofisë, politologjisë, sociologjisë, diplomacisë, gjeostrategjisë, etnopsikologjisë dhe të organizmit në përgjithësi. Në më se 99 % po hulumtohen synimet e reja gjeostrategjike, pa e treguar adresën dhe qëllimin. Me fjalë të tjera, lufta e UÇK-së po bëhet që të mbetet anonim hulumtimi, prandaj në qendrat e superfuqive është ngritur i tërë ky “alarm” për të përfituar, madje duke krijuar edhe Gjykatë Speciale, “post mortem” Tribunalit të Hagës, vetëm për Kosovën (shqiptarët që luftuan për liri), thua se këtu, në këtë luftë shqiptarët kanë bërë “krime më ogurzeza”, nga vrasjet individuale e deri te ato kolektive dhe duke zbuluar edhe “trafikim” të organeve njerëzore, operacionet e të cilave “janë bërë” në stalla të bagëtive.

Larg, fare larg ka shkuar filozofia për t’i mbuluar këmbët e interesimit të kësaj shkolle meskine që me çdo kusht lufton që popujt e robëruar mos ta përdorin si model. Në këtë luftë, nuk ka mbetur Zonë Operative e Kosovës, e që nuk janë akuzuar komandantët. Dhe, në rrafshin e hulumtimi të ardhmërisë, që mos të prodhohen lufta të tilla çlirimtare po luftohen nga çdo pozicion, në mendimin  strukturore dhe eksplikative logjike, sepse lufta e UÇK-së e ka ndarë historinë e luftërave në përgjithësi, deshi dikush ose jo, në dy pjesë-etapa. Po, po, ka shtete sot që i kanë përbrenda nja 20 Kosova, madje me nga 5 deri në 15 milionë banorë kombëtarisht të veçantë. Këtu është madhështia e UÇK-së dhe e luftës saj të drejtë që në tërë globin do të mbetet si model. E vërteta, jo që e ka ndihmuar, por që iu ka bashkangjitur kësaj lufte të lavdishme, NATO-ja, me implikimin në këtë luftë e ka nderuar UÇK-në por mos të harrojmë se edhe veti ia ka rritur famën dhe siguruar ardhmërinë.

Jo vetëm për shkak të fundit të luftës së UÇK-së, por shumë më tepër për shkak të fillimit, për shkak të mënyrës së komandimit, në fund të shekullit XX u zbuluan doktrina të reja ushtarake, gjithnjë lidhur me konceptin përfundimtar të një kundërthënie që në histori është e vjetër, pothuajse është e vjetër sa edhe njeriu. Lufta e UÇK-së i zbuloi limitet e historisë së luftërave. Së këndejmi, deri më 1998 çdo luftë që është zhvilluar në rruzullin tokësor mund të strukturohet në paleoluftë (luftë e vjetruar). Ndërsa, lufta që u zhvillua në Kosovë deri më 10 qershor 1999, mund të sistemohet si fillim i një gjeostrategjie të re, që në shkencën e historisë do të quhet me emrin neoluftë.

Në paleoluftë, qëllimi ishte që vrasat në mes palëve kundërshtare të jenë sa ma të mëdha, por fundi të shpalojë jo vetëm triumfalizëm politik, por edhe njëfarë miti “religjioz”, duke i thurë kryeheroit të “vërteta” legjendare. Në neoluftë, qëllimi është që vrasjet  të janë sa më pakë në numër, në mënyrë që fundi i saj të merret me çështje të viktimave, me çështje të humanizmit të kundërthënieve, sepse ecjen e shoqërisë më tej përpara në histori, përnjëherë e për herë të parë në histori, po frenohet që mos  ta uzurpojnë bredharakët dhe tregtarët e industrisë së kotë siç janë reklamat, turizmi dhe lëvizjet bredharake të njerëzve, duke thurë lëvdata se “janë vrarë kaq e kaq kundërshtarë”.

Jo, neolufta si filozofi humane shprehë dhembje për çdo viktimë dhe kjo shprehje nuk është moralizim, por njerëzi dhe virtyti. Kështu, paleolufta është fakt i njohur se i frynte xhepat e tregtarëve të topave dhe armëve të rënda, por edhe të atyre që tregtojnë armë të lehta e ku njerëzit vriten më lehtë se sa ta dëmtojnë një “pendës e rosës”. E vërteta, edhe neolufta poseduesit e armëve i zbrazin stoqet e armëve të “demoduara”, sepse ato janë të “vjetra”, dhe duhet zëvendësuara me zbulime të reja, kur dihet se janë krijuar armë të “njerëzishme-inteligjente” (të dirigjuara). Prandaj, lufta për paqe, duhet të zhvillohet me fuqi më të madhe se sa ajo që ishte kundër paqes. Ky realitet, disi zbulohet në neoluftë, si një lloj parathënie e luftës klasike, të cilën duhet harruar një orë e më parë.

Po si të harrohet, kur armët janë ato që janë shpikë edhe para 500 vjetëve e më tepër, por qëllimi i neoluftës është disi më “larg barotit”, por më afër varrit. Kështu në proces neolufta, do të mësohet se ka zbuluar mundësinë e përdorimit të armëve “inteligjente”. Edhe më qartë, deri sa ushtritë e mëdha, sidomos në gjysmën e dytë të shekullit XX, po përgatiteshin me buxhete marramendëse, madje edhe për një luftë atomike, fare pak kujt i kishte shkuar ndër mend se lufta e drejtë – neolufta e një ushtrie që do të quhet UÇK, ishte frika se do të shkaktojë Luftën  e Tretë Botërore. Me gjithë këtë, edhe sot njerëzimit i kanë mbetur disa derivat të paleoluftës, sepse industria e armëve në shkallë marramendëse po krijon tensione, madje në mes civilizimeve, duke maskuar kundërshtarë thua se është fjala për luftë “religjioze” në mes civilizimeve.

Tash shtrohet pyetja, si ta shndërrojmë luftën paqësore në liri sovrane ne në Kosovë, varet si jemi të strukturuar për t’i ruajtur vlerat e luftës sonë të drejtë, vlerat logjike dhe rreshtimin tonë historik kah pavarësia e njëmendët, duke  e bërë atë më të bindshme, më të vendosur se kurrë më parë për objektivin e lirisë. Nëse bazohemi në disa rrethana që na servohet, disi del se filozofia  e Luftës së drejtë,  prapë në disa meridianë të botës po ndrydhët si në të kaluarën. Dhe shembujt po i krijojnë magnatët e prodhimit të armëve, të cilat pa “teatrizimin” e krizave, do të shuheshin dhe pastaj nga ajo punëtori “vrastare” që punon nëpër ato fabrika, do të shkaktonte  revolucione sociale të cilat pastaj kanë pasoja politike. Në këtë nyje politika prapë po prinë në “fabrikimin e krimeve”, sepse nuk mund të sundojë pa to. Dhe pikërisht, revolucionet e mundshme po i largojnë kurdisjet e luftërave lokale dhe katastrofat e refugjatëve që janë të “teledirigjuara”, që të ndodhin sa më larg froneve të përjetshme koloniale.

Në këtë rrethana, ata individë dhe ato grupacione politike dhe religjioze, që janë mësuar të përfitojnë në paleoluftë, për këto 16 vite të shekullit XX , shihet se nuk lanë gjë të zezë pa përdorë për ta komprometuar neoluftën (UÇK-në). Dhe, në këtë fushatë, nuk është me rëndësi faji dhe dënimi, por kauza dhe përgojimi, pale rrena pastaj e përsëritur nga dikush do të përvetësohet. E përvetësimi i rrenës, pastaj si zejtari i vjetër, dihet se do ta përfshijë palën kundërshtare, pjesën e popullit viktimë. Kështu, në rastin e Kosovës, ajo pjesë që nuk sajon akuza, frikohet që e vërteta mos të zbulohet kurrë (drejtuesit e politikës pacifiste), sepse retroaktivisht del se i ka lidhë 12 marrëveshje me okupatorin dhe do të bëhet bashkëfajtore për të gjitha krimet të kujt do qofshin.

Ne jemi dëshmitarë se çfarë fjalori është përdorë, madje edhe nga njerëz tanë të tanishëm ndaj UÇK-së. Ai fjalor, në shumë raste nuk ishte i tyre, por e kishin sajuar nga bisedat që i kishin bërë disa orë, ose disa ditë para se t’i dëgjonim me veshët tanë, me qenien tonë që ishte e vendosur të sakrifikojmë çdo gjë për liri, çdo gjë për fitore, çdo gjë për ta penguar çdo krim, duke respektuar çdo germë të Konventave të Gjenevës, madje plus duke u bazuar në zakonet tona të lashta të luftës për liri: “Asnjë kundërshtar nëse zihet rob nuk guxon të poshtërohet, të vritet, ose të shfaroset, pa u bërë gjyqi, pa u njoftuar ndërkombëtarët” (Komiteti i Kosovës, Programi i Luftës më 1919). Po a ishte shembull edhe Lufta jonë për liri më 1910-1912 e drejtuar nga Hasan Prishtina e që ushtronte këtë shkollë humane dhe kulmore civilizuese.

Sot, luftën e UÇK-së janë kah e hulumtojnë në “qetësi” shumë qendra te të dy shkollave më të avancuar në botë. Me një anë, lufta e UÇK-së është kah konceptualizohet me një logjikë kibernetike për nevoja eksplikative doktrinare dhe taktike mbrojtëse, me një logjikë të universalizmit iluminist, me një vërejtje se kjo luftë, nuk mund të shkojë më larg se sa te stacioni i të drejtave të njeriut.

Kjo është njëra anë e hulumtimit. Me këtë filozofi vërehet pa dilema se Kosovës do t’i mungojnë premisat e pavarësisë së plotë edhe për një kohë, madje jo të shkurtër. Këto premisa janë aq të dëshiruara për palën që shpreson, se do të kthehet historia prapa, madje shumë shpjet, madje shumë më lehtë se sa që është programuar, madje shumë më lehtë kur përplasen faktorët brendshëm, që shpijnë ujë në këtë “shkollë të shkretëtirës”. Këtu, në këtë shembull dalin por si vullkan shembujt e luftës për ta varrosë lartësinë e neoluftës, siç duket në mënyrë konkave me  rasti e Krimesë. E pra, duhet të thuhet se rasti i Kosovës nuk është “sui generis”, por është rezultat i një lufte të drejtë 100-vjeçare që është zhvilluar në forma të ndryshme dhe ajo luftë ka qenë e njohur dhe e programuar (Programi Komitetit Kosovës 1878-1958;  LRBSH  1956-1964-1999). Dhe, kjo luftë kurrë nuk ka qenë ilegale. Politika po, por lufta është bërë me armë dhe për liri. (Vijon)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Behxhet Sh. SHALA - BAJGORA O ku je Rrahman Morina…