Vllaznia paralajmëron tërheqjen nga garat

18 Janar 10:29

Në fund të vitit 2017 shumica e futbollistëve të Vllaznisë u liruan nga klubi, kurse kjo skuadër po ka vështirësi t’i zhvillojë të gjitha ndeshjet si mysafire.

Drejtori i klubit, Shpend Musa, ka deklaruar që nëse nuk investohet në infrastrukturë, kjo skuadër do të tërhiqet nga garat.

“Brenda pak ditëve do të kem një takim me kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës dhe kryetarin e Komunës së Vitisë për të gjetur një zgjidhje. Nuk mund të vazhdojmë në këtë mënyrë, pa stadium. Nëse nuk do të investohet në infrastrukturë ne do të tërhiqemi nga garat”, ka deklaruar Musa.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Siç raportojnë edhe mediet italiane, transferimi i Ledian Memushajt tek…