Vodhi kapakët e pusetave, por shpëtoi kalimtarët

19 janar 2018 | 11:31

Një 46-vjeçar është arrestuar nga policia e Massachusettsit pasi kishte vjedhur shtatë kapakë pusetash, por kishte vendosur kone trafiku në vend të tyre.

Policia kishte marrë një telefonatë nga një dëshmitar i cili kishte parë personin t’i vidhte pusetat, e më pas kishte marrë disa telefonata të tjera.

Por dëshmitarët ishin çuditur, pasi ai vidhte pusetat dhe vendoste kone trafiku tek ato, për të shmangur ndonjë incident të ndonjë mjeti, apo dhe kalimtarët të bien në puset.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një 46-vjeçar është arrestuar nga policia e Massachusettsit pasi kishte…