Vokrri ofron mbështetje për klubet e komunitetit serb

24 prill 2018 | 13:36

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri priti kryetarin e Komunës së Parteshit, Dragan Petkoviç. Vokrri e njoftoi Petkoviçin për zhvillimin e futbollit në Kosovë e në veçanti për angazhimin e tij dhe të FFK-së për përfshirjen e komuniteteve veçmas atij serb në futbollin e Kosovës.

Deri me tani veç disa klubeve serbe, në futbollin e Kosovës kemi shumë futbollistë dhe një gjyqtarë të komunitetit serb.

“Besojë shumë se tashmë është krijuar një klimë e mirëbesimit dhe kushte jashtëzakonisht të mira që të ketë sa më shumë klube të komunitetit serb dhe ne si federatë do të ju ofrojmë mbështetje”, ka thënë Vokrri, duke kërkuar nga Petkoviçu që jo vetëm ai por edhe zyrtarë tjerë të angazhohen në inkuadrimin e klubeve serbe në futbollin e Kosovës si opsioni më i mirë për të ardhmen e tyre. Ndërsa kryetari i Komunës së Parteshit, Dragan Petkoviç, duke falënderuar presidentin Vokrri për këtë pritje, ka thënë se është fat i mirë që në krye të futbollit të Kosovës është një figurë kaq e njohur për futbollin jo vetëm të Kosovës, por edhe më gjerë.

“Kjo na jep shpresë të besojmë se komuniteti dhe të rinjtë serb mund të kenë besim për një trajtim të njëjtë me të tjerët. Do të punojmë dhe do të angazhohemi ne si komunë e re që ta themelojmë një klub ku do të kishin aktivitetin e tyre talentet e rinj të futbollit nga komuniteti ynë”, ka deklaruar Petkoviç.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, i ka bërë thirrje presidentit…