Vota e Adem Hoxhës, shpresë për demarkacionin

19 mars 2018 | 21:04

Të martën deputeti nga pakica gorane Adem Hoxha, do jetë njeriu më i kërkuar i ditës.

Vota e tij pro për marrëveshjen e kufirit Kosovë – Mali i Zi, do ta bëjë votën e 80 të kërkuar që ujdia të ratifikohet në seancë të jashtëzakonshme.

Vetë, Hoxha nuk ka preferuar të flasë, kurse përfaqësues tjerë të goranëve i kanë thënë “Klan Kosovës”, se janë në favor që i zgjedhuri nga pakica e tyre të votojë pro demarkacionit, kjo si kusht kryesor për liberalizimin e vizave.

Në goranin, mbajnë shpresë shumë dhe deputetët nga shumica shqiptare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtëpia e Bardhë ka thënë se nuk është e befasuar…