Votimi i ligjit për gjuhën shqipe, Meta: Akt i rëndësishëm historik

14 mars 2018 | 20:52

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta përshëndeti vendosmërinë për miratimin e ligjit të përdorimit të gjuhës shqipe nga Parlamenti i Maqedonisë.

Kreu i Shtetit shqiptar e cilësoi miratimin si një akt i rëndësishëm historik e me rëndësi madhore, jo vetëm për shqiptarët por edhe për të ardhmen europiane të Maqedonisë.

“Përshëndes vendosmërinë për miratimin e ligjit të përdorimit të gjuhës shqipe nga Parlamenti i Maqedonisë, si një akt i rëndësishëm historik e me rëndësi madhore, jo vetëm për shqiptarët por edhe për të ardhmen europiane të Maqedonisë. Urime! ? ?? ??”, ka shkruar Meta në profilin e vet në “Facebook”.

Parlamenti maqedonas votoi për herë të dytë miratimin e ligjit pasi më parë Presidenti maqedonas nuk e dekretoi.

Miratimi i ligjit u bë me vota pro, në një atmosferë të tensionuar. Miratimi i këtij ligji është bërë pa përfillur 35 mijë amendamente të propozuara nga partia opozitare, VMRO-DPMNE

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një njoftimi…