Vriten nënë e bir, autorët i vunë flakën banesës

21 Janar 12:26

Dy persona kanë humbur jetën në Vlorë, në lagjen “1 Maji”, ku policia ka gjetur trupat e pajetë të 73-vjeçares, Salkie Hoxhallari dhe djalit të saj 43-vjeçar, Olsi Hoxhallari.

Banesa e tyre është gjetur tërësisht e djegur, gjë që ka bërë të dyshohej se trupat e tyre ishin djegur nga një incident.
Por, pas ekspertizës, në trupat e viktimave janë gjetur shenja dhune.

Ekspertët mjeko-ligjorë evidentuan të çara dhe dëmtime të mëdha në kokën e 43-vjeçarit dhe shenja çarjeje në fytin e të moshuarës, raporton “TCh”.

Policia dyshon se djegia e trupave ka qenë e qëllimshme, pasi ata janë vrarë nga agresori. Deri më tani janë shoqëruar disa nga familjarët, të cilët po merren në pyetje, ndërsa policia po punon për gjetjen e autorëve të vrasjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Papa Françesku u ka bërë thirrje ndjekësve të tij në…