Vritet në moshën 20-vjeçare reperi i famshëm

20 qershor 2018 | 10:59

Reperi amerikan XXXTentacion, i cili u bë i famshëm falë dy albumeve hit të njëpasnjëshme, është vrarë në moshën 20-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur në jug të Floridës, ditën e hënë, kur një person e ka qëlluar me armë zjarri.

Policia thotë se XXXTentacion, emri i vërtetë i të cilit është Jahseh Onfroy, u dërgua në spital përpara se të ndërronte jetë.

20-vjeçari ishte një artist që gjithmonë u rrethua nga polemika gjatë karrierës së tij të shkurtër dhe aktualisht po përballej me akuza për dhunë në familje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Që prej muajit mars Heidi Klumi po shijon romancën me…