Vritet sulmuesi në jug të Francës

23 mars 2018 | 15:45

Ministri i Brendshëm i Francës, Gerard Collomb, ka thënë se policia ka vrarë sulmuesin në jug të Francës, pasi ai ka vrarë të paktën tre persona.

Autoritetet kanë thënë se sulmuesi ka plagosur edhe tre persona të tjerë, njëri prej të cilëve është në gjendje të rëndë.

Sulmuesi kishte hapur zjarr dhe kishte marrë peng persona në një supermarket në qytetin Trebes të Francës.

Kryeministri francez, Edouard Philippe, ka thënë e incidenti duket se është “akt terrorist”.

Identiteti i sulmuesit ende nuk është bërë publik.

Collomb ka thënë se sulmuesi ka qenë i njohur për autoritetet, por ai nuk është konsideruar si kërcënim islamist.

Mediet kanë raportuar se sulmuesi ka thënë se ishte pjesë e grupit militant, Shteti Islamik.

Yves Lefebvre, kryetar i unionit policor, ka thënë se sulmuesi fillimisht kishe hapur zjarr ndaj policëve në qytetin e afërt Carcassonne, përpara se të nisej për në Trebes.

Përfaqësuesi i policisë rajonale, Bruno Bartocetti ka thënë se sulmuesi ka qëlluar për vdekje një person në Carcassone, përpara se të shkonte në Trebese, ku më pas ka vrarë dy pengje.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Telekomi i Kosovës ka njoftuar opinionin publik se në zbatim…