Vuçiqi: Muajin e ardhshëm takohem me Thaçin në Bruksel

18 shkurt 2018 | 15:04

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se dialogu teknik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit do të fillojë gjatë muajit shkurt, konkretisht më 26 shkurt.

Në këtë kontekst, ai ka bërë me dije se në muajin mars do të takohen në Bruksel me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

“Dialogu teknik do të vazhdojë më 26 shkurt. Beogradi do të përfaqësohet nga Marko Gjuriq. Në tryezë të bisedimeve do të jetë Asociacioni i komunave e deri te çështja e diplomave”, ka thënë Vuçiqi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi Komunal i Therandës ka mbajtur një seancë solemne, në…