Vuçiqi: Takimi i së dielës me Thaçin, shumë i vështirë

22 qershor 2018 | 17:54

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë të premten se takimi i së dielës me homologun e tij ngha Kosova, Hashim Thaçi në Bruksel do të jetë shumë i vështirë.

Në një konferencë për medie, Vuçiqi ka theksuar se Beogradi do të mbaj pozicionin e tij, shkruajnë mediet serbe.

Sipas tij, ky takim do të jetë një mundësi tjetër që Serbia të tregoj qëndrimin e saj si dhe të luftoj për vetën.

Po ashtu, Vuçiqi ka shtuar se do të zgjidhet edhe çështja e pasaportave, pasi serbët nga Kosova nuk mund të udhëtojnë pa viza.

“Unë shpresoj se do të gjejmë një zgjidhje. Numri më i madh i njerëzve duhet të aplikojnë për të marr viza për të udhëtuar. Serbia po bën gjithçka që mundet që të rinjtë serbë mos të largohen nga Kosova, duke dërguar investitorë atje”, ka thënë Vuçiqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
A i ngjan apo është vet ai? Ndoshta! Shumë futbollistë…