Vulinit nuk i jepet leje për ta vizituar Kosovën

25 mars 2018 | 15:08

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ia ka ndaluar hyrjen në vendin tonë, ministrit të Mbrojtjes të Serbisë, Aleksandër Vulin.

Burime të gazetës “Epoka e re” brenda MPJ-së nuk kanë treguar arsyen e kësaj ndalese, por kanë konfirmuar se atij i është refuzuar leja për të vizituar pjesën e veriut.

Vulin kishte bërë kërkesë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës që nesër (e hënë) ta vizitojë pjesën e veriut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sfeçla, është deklaruar kundër takimit…