Wengeri: Gabimi më i madh i imi, qëndrimi 22 vite tek Arsenali

17 korrik 2018 | 17:46

Arsene Wenger dha intervistën e tij të parë, që prej largimit të tij nga stoli i Arsenalit.

Francezi foli lirisht për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e tij. I pyetur nga Christine Kelly (RTL) për gabimin e tij më të madh, Wenger ka thënë: “Ndoshta qëndrimi në të njëjtin klub për 22 vite. Unë jam dikushi, që i pëlqen të lëvizë shumë, por gjithashtu më pëlqen një sfidë. Unë kam qenë një i burgosur i sfidës sime në kohë”.

Trajneri francez shtoi: “Më vjen keq që kam sakrifikuar gjithçka për një klub, sepse e kuptoj se kam lënduar shumë njerëz rreth meje. Kam lënë pas dore shumë njerëz, kam lënë pas dore familjen time, të afërmit e mi”.

Ish-trajneri i Arsenalit vazhdoi: “Në pjesën më të thellë, njeriu i fiksuar është egoist në ndjekje të asaj që e do. Ai injoron shumë gjëra të tjera, por është një “kockë” për t’u ndjekur në të njëjtën kohë”.

Arsene tha se lojtari më i mirë që kishte trajnuar ishte “ndoshta Thierry Henry” dhe pranoi se ndeshja më e lumtur, që ai ka fituar ishte “kundër Barcelonës”, kur “topçinjtë” ishin në nivelin e tyre më të lartë. Ata ishin të pamposhtur. “Futbolli në të dyja skuadrat ishte i jashtëzakonshëm”, kujton ai për fitoren ndaj Barçës, me trajner Pep Guardiolën, në vitin 2011.

I pyetur se kush është lojtari i përsosur, Arsene Wenger u përgjigj: “Nuk ekziston. Gjithkush ka pikat e dobëta. Për shembull, Messi është më i përsosur nga të gjithë, sepse mund të luajë për lojtarët e tjerë dhe mund të shënojë vetë, por ka pika të dobëta, në kundërshtim me atë që disa mendojnë. Nëse e analizoni lojën e tij, Messi nuk është shumë i mirë në ajër, nuk është një mbrojtës i madh. Por ju nuk jetoni me dobësitë, ju jetoni me anët e forta. Trajneri duhet të theksojë fuqitë tuaja sa më shumë që të jetë e mundur dhe t’i vendosë lojtarët rreth këtij personi, për të fshehur dobësitë e tyre”.

Me synimin e Thierry Henry dhe Patrick Vieira për t’u bërë trajnerë të mirë, Wenger siguroi: “Po. Ata i kanë të gjitha cilësitë; janë të mençur, e njohin futbollin, kanë aftësi të shkëlqyera dhe duan të sakrifikojnë atë që duhet sakrifikuar. Është një mani që rrotullohet në kokë ditën dhe natën. Si trajner të duhet të rrish zgjuar deri në 3 të mëngjesit, duke menduar për zgjedhjen e formacionit, taktikave, trajnimit…”.

Lidhur me të ardhmen e tij, Wenger ka deklaruar: “I bëj vetes të njëjtën pyetje: a bëj akoma atë që kam bërë, atë që di, ose a kam mundësi tjetër për t’i ndarë të gjitha njohuritë që i kam grumbulluar gjatë viteve? Kjo është një pyetje që duhet t’i përgjigjem për disa muaj”. /Telesport/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi Lorenzo Insigne beson se skuadra e tij sërish do…