“WhatsApp”, mesazhet e dërguara i fshini për 7 minuta

01 nëntor 2017 | 14:34

Kjo është një risi që do u shërbejë më të pakujdesshmeve, që të kenë mundësi të fshijnë mesazhet 7 minuta pasi i kanë dërguar. Funksioni i ri quhet “Delet for everyone”, pra “fshiji mesazhet për të gjithë”, dhe është në fazën e shpërndarjes në iPhone, Windows Phone dhe Android. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia WABetaInfo.

Si funksionon?

Për të përdorur “Delete for everyone”, mjafton të përzgjedhësh atë që do të fshish dhe klikon në ikonën e koshit dhe kjo vlen si për bisedat private dhe ato në grup. Por ai që i është dërguar mesazhi do të marrë një njoftim që “Ky mesazh është fshirë”. Pozitive është që kjo risi do të funksionojë dhe në rastin e fotove, videove, mesazheve zanore, dërgimit të kontakteve, dosjeve, vendndodhjes apo replika të mesazheve të të tjerëve.

Rreziku

Megjithatë dhe më të shpërqendruarit duhet të vazhdojnë të bëjnë kujdes. E para një herë, keni kohë vetëm 7 minuta për të fshirë mesazhin, në të kundërt, nuk do të keni mundësi ta bëni këtë. Pastaj, çati nuk të garanton nëse personi që e merr mesazhin nuk e sheh në 7 minutat e para. Edhe pse “WhatsApp” nuk do të dërgojë njoftim në rastet kur nuk e ka lexuar. Megjithatë mbetet ende mundësia e fshirjes së mesazheve të dërguara vetëm për veten: mjafton të përzgjedhësh çfarë ke shkruar dhe të klikosh opsionin “Fshi për mua”. (TCh)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Supermodeluesja botërore Gigi Hadid po tregon pse është një prej…