“WhatsApp”, tani i bllokoni njoftimet që nuk dëshironi

24 janar 2018 | 11:56

“WhatsApp” të jep mundësinë të organizosh njoftimet për nga rëndësia, dhe bllokon ato që nuk doni t’i shihni.

Është në dorën tuaj të vendosni çfarë lloj njoftimet që për ju janë urgjente doni të merrni nga aplikacioni, si mesazhet e grupit në chat dhe çfarë lloji nuk doni aktualisht.

Aplikacioni mesazhik është përditësuar për të mbështetur Notification Channels një risi e Android që doli me Oreo vitin e kaluar.

“WhatsApp” ofron 10 kategori të Notification Channel që mund t`i kontrolloni individualisht. Bëhet fjalë për: Group Notifications, Message Notifications, Chat History Backup, Critical App Alerts, Failure Notifications, Media Playback, Uncategorised, Other Notifications, Sending Media, dhe Silent Notifications. Çdo kategori ka opsione të ndryshme.

Për momentin Notification Channel është i vlefshëm vetëm në versionin Beta të “WhatsApp”./tch

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari është zgjedhur kryesues…