Will Smith, Era Istrefit: Je e bukur, të çmoj

17 korrik 2018 | 11:06

Aktori amerikan Will Smith, pas përfundimit të Kampionatit Botëror, ka falënderuar këngëtarin Nick Jam për ftesën që ia bëri që ta realizonin himnin e Botërorit “Live It Up” si dhe këngëtaren nga Kosova, Era Istrefi.

“Era Istrefi, ti je e bukur dhe shpirt delikat. Të çmoj. Vazhdo të buzëqeshësh”, ka shkruar Will Smith në rrjetin social “Instagram”.

Finalen e Kampionatit Botëror “Rusia 2018”, ku Franca ka mposhtur Kroacinë me rezultat 4:2, e ka hapur këngëtarja e Kosovës, Era Istrefi me Will Smithin dhe Nicky Jamin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Justin Bieberi ka publikuar në rrjetin social “Instagram” një fotografi…