William Walker në mes të Washingtonit e dëgjon këngën e Reçakut (Video)

15 korrik 2018 | 20:19

Ish-shefi i misionit vëzhgues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William Walker, në mes të Washingtonit po i dëgjon tingujt e këngës së Reçakut e kënduar nga vëllezërit Isufi.

Ish-shefi i misionit vëzhgues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William Walker, e pati cilësuar masakrën e Reçakut si krim kundër njerëzimit.

Kënga e Reqakut . William G Walker.

Gepostet von Sab Gashi am Samstag, 14. Juli 2018

Më 15 janar 1999, në fshatin Reçak u vranë e u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur. Në orët e hershme të mëngjesit të 15 janarit Reçaku u zgjua i rrethuar.

Sipas dëshmitarëve, aty rreth orës 6:30 forcat serbe me artileri të rëndë kanë filluar të bombardojnë fshatin. Pas ndërprerjes së bombardimeve, forcat serbe janë futur në fshat dhe kanë filluar bastisjet.

Masakra e Reçakut t’merroi botën dhe zgjoi ndërgjegjen e diplomacisë botërore duke u mobilizuar për Kosovën. Tmerret e shkaktuara në fshatin Reçak sollën në vëmendje gjithë botën e civilizuar dhe shpalosi të vërtetën rreth planit gjenocid të ish-kriminelit Sllobodan Millosheviq.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja kosovare Era Istrefi, pas performancës së saj në hapjen…