Xhaferi optimist se do të zhbllokohet Kuvendi i Maqedonisë

28 shkurt 14:09

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi pret që në ditët në vijim të arrihet një zgjidhje për 35 mijë amendamentet e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, të propozuara nga OBRM-PDUKM-ja.

Në takimin e sotëm me gazetarë, Xhaferi ka thënë se është në komunikim me grupet parlamentare, përfshirë atë të OBRM-PDUKM-së dhe se zgjidhja është afër.

Sipas tij, qëllimi kryesor është zhbllokimi i Kuvendit, për të cilën ka thënë se nuk do të lejojë bllokimin.

Xhaferi ka theksuar se debati i mundshëm për amendamentet do të thotë bllokim të Kuvendit.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKShP) ka njoftuar se ka…