Xhaka qetëson zviceranët: Do të luaj në “Rusia 2018”

01 qershor 2018 | 15:09

Mesfushori i Kombëtares se Zvicrës me prejardhje nga Kosova, Granit Xhaka, ka pësuar një lëndim në stërvitje me këtë kombëtare.

Xhaka ka kryer kontrolle më të detajuara mjekësore dhe mjekët e Kombëtares së Zvicrës kanë konstatuar se lëndimi i tij nuk është serioz dhe se ai do të jetë i gatshëm për Kupën e Botës.

Vetë Xhaka e ka konfirmuar një gjë të tillë në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Zvicrës, ku ka thënë: “Jam i lehtësuar pasi kuptova që do luaj në Botëror”.

Xhaka është lënduar pas një dueli me shqiptarin tjetër, Valon Behrami, por për fatin e mirë lëndimi nuk është serioz.

Mesfushori i Arsenalit, pritet të mungojë në miqësoren që Zvicra e luan ndaj Spanjës të dielën.

Image result for lendohet granit xhaka

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, gjatë konferencës…