Xhaka u dhuron fanella Jasharit dhe Lladrovcit

26 shkurt 2018 | 13:46

Futbollisti i njohur shqiptar, Granit Xhaka i ka dhuruar fanellën me numër 29 që e bartë të Arsenali, kryetarit të Skenderajt, Bekim Jashari dhe kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Të dy kryetarët Jashari dhe Lladrovci ishin prezentë të dielën në ndeshjen finale të Kupës në mes Arsenalit dhe Manchester Cityt.

Fotografia e Bekim Jashari

Postimi i plotë i Bekim Jasharit

Ndeshja e mbrëmshme, ku ishim spektator në ndeshjen finale të Arsenalit, me ftesë të miqve tanë, shijuam një atmosferë të veçantë.
Graniti dëshmoi se ishte lojtari më i spikatur në ekipin e tij, ai të bën të ndjehesh krenar me të. Përkundër angazhimeve të tij, sot, Graniti e kaloi një mëngjes të përbashkët me mua dhe Ramizin. Ai na dhuroi dy ndërresat e tij, të ndeshjes së mbrëmshme, nga dy pjesët e lojës.
Po ashtu, Granitit ia dhurova një simbol të Familjes.
Faleminderit, Krenar me Granitin!

Fotografia e Bekim Jashari

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka…