Xhudistët e nisin me pjesëmarrjen në Grand Prix në Tunis

19 janar 2018 | 11:05

 

Xhudistët e Kosovës do ta nisin vitin 2018 me pjesëmarrjen në Grand Prix, që mbahet në Tunis të Tunizisë.

Turneu do të fillojë sot (e premte), derisa zgjatë deri të dielën. Distria Krasniqi dhe Nora e Akil Gjakova janë tri xhudistët që përfaqësojnë Federatën e Xhudos së Kosovës dhe Kosovën. Distria dhe Nora garojnë të premten në kategoritë -52 kg dhe -57 kg, kurse Akili të shtunën në kategorinë -73 kg.

Bashkë me xhudistët për në Tunizi ka udhëtuar edhe kryetari i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka, njëherësh anëtar i Bordit Ekzekutiv të Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK).

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) të enjten…