Ylli, organizator i Kupës së Kosovës

19 janar 2018 | 11:03

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) të enjten ka marrë vendim që Final 8 e Kupës së Kosovës të organizohet në Therandë nga Klubi i Basketbollit Golden Eagle Ylli.

Në konkursin e hapur nga FBK-ja nga 29 dhjetori 2017 deri më 9 janar 2018 për organizimin e Final 8 të Kupës së Kosovës, kanë konkurruar KB Sigal Prishtina dhe KB Golden Eagle Ylli për të qenë organizatorë të kësaj ngjarje. Ndërkaq KB Golden Eagle Ylli i ka plotësuar të gjitha kushtet në bazë të konkursit dhe udhëzuesit për organizimin e Final 8 të Kupës së Kosovës. Final 8 i Kupës së Kosovës do të zhvillohet prej 28 shkurtit deri më 4 mars. Më 28 dhe 1 mars do të luhen ndeshjet çerekfinale, kurse më 2 mars ato gjysmëfinale, si dhe finalet në të dyja konkurrencat do të zhvillohen më 4 mars.

Detajet e tjera rreth organizimit të kësaj ngjarje do të bëhen të ditura javën e ardhshme, kur edhe pritet të nënshkruhet kontrata në mes të FBK-së dhe KB Golden Eagle Ylli, me ç’rast do të organizohet edhe konferenca e parë për media. Fituese të Kupës së Kosovës për edicionin e kaluar janë Sigal Prishtina te meshkujt dhe Pro Bet Prishtina te femrat.

 

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZhE), Valdrin Lluka, ka bërë publike…